Lajme të mira nga Spanja, Keidi Bare kthehet përsëri në stërvitje

Keidi Bare ishte kthyer në misterin më të madh te klubi i Malagas. Prej një muaji e gjysmë ai nuk bënte pjesë në grumbullimet për ndeshjet e La Liga dhe zërat që e shoqëronin në këtë periudhë për merkaton, e bënin edhe më misterioz dëmtimin e tij.

Por gjithçka kishte një shpjegim. Tre javë më parë, Bare ishte kthyer në stërvitje duke u munduar që të ishte gati për sfidat e Malagas në kampionat, por kishte përkeqësuar edhe një herë situatën e tij më dëmtimin e ishte detyruar që të kthehej në infermieri. Kjo bëri që ai të mungonte për kaq shumë kohë në radhët e klubit të La Liga 2 i cili mes telasheve të shumta financiare kishte parë te forma e tij një nga rrezet e shpëtimit të paktën në aspektin sportiv.

Megjithatë periudha e errët ka marrë fund, pasi Bare më në fund është kthyer sot përsëri në stërvitje me skuadrën. Mesfushori është bërë pjesë e grupit dhe është stërvitur sot me intensitet rregullisht si të gjithë të tjerët, duke mos shfaqur asnjë problem e tashmë cilësohet i riaftësuar plotësisht. Një sinjal i mirë ky edhe për përfaqësuesen shqiptare në optikën e miqësoreve të muajit mars pasi Bare është një nga elementët kyç të kombëtares së re që pritet të ndërtojë Edi Reja. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan