Lajme pozitive për Kosovën, sulmuesi i dëmtuar prej vitit të kaluar rikthehet pranë skuadrës

Arbër Zeneli ishte i pafat në fillim të këtij sezoni teksa gjatë sfidës kualifikuese me Përfaqësuesen e Kosovës ndaj Malit të Zi, këputi ligamentet e gjurit. Një dëmtim fatkeq për një futbollist, teksa koha që merr për t’u rikuperuar një dëmtim i tillë është jo më pak se gjashtë muaj.

Sulmuesi iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa ishte një humbje e madhe jo vetëm për Dardanët por edhe për ekipin e tij në Francë, Reims. Megjithatë, 24-vjeçari duket se e ka lënë jashtë këtë periudhë të errët në karrierë dhe është i gatshëm të japë sërish kontributin e tij në fushën e lojës. Zeneli është bashkuar në stërvitje të diferencuar me Reims prej datës shtatë shkurt, ndërsa pritet që në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Sant Etien të grumbullohet me skuadrën.

Sigurisht, aktivizimi i tij do jetë mjaft i kujdesshëm, por e rëndësishme është që sulmuesi tashmë mund të konsiderohet një armë plus edhe për Kosovën, e cila më datë 26 mars luan gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan