Kupa e Shqipërisë si në asnjë vend tjetër në Europë, modeli shqiptar është harruar kudo

Prej shumë vitesh, Kupa e Shqipërisë është kthyer në një turne i cili “zvarritet” deri në fazat e fundit të tij, ku fillon të dhurojë disa përballje emocionuese nëse në lojë është kualifikimi në Europë. Duhet ndonjë e papritur e madhe, si në rastin e Besëlidhjes me Partizanin, që kjo Kupë të prodhojë emocione të mëdha në turet e para të saj, falë edhe formulës që sheh në çdo raund ndeshje vajtje-ardhje, me përjashtim të finales.

Pikërisht kjo formulë që FSHF insiston se është ajo e duhura, e bën unike në Europë, pasi në 54 vendet e tjera anëtare të UEFA-s, askush nuk e përdor më, pasi e cilëson të vjetruar dhe që vret spektaklin e futbollin cilësor. Në 55 vendet e Europës, në 31 prej tyre përdoret skema ku të gjitha raundet janë me eliminim direkt me një ndeshje, jo me dy. Në 11 të tjera, faza me vajtje-ardhje hyn në fuqi vetëm duke filluar nga gjysmëfinalet, ndërsa në pjesën tjetër janë sisteme mikse që përfshijnë edhe ndeshje me grupe.

Shqipëria është i vetmi vend i mbetur në Europë ku përdoret skema tradicionale ku që në turet e para e deri në finale, skuadrat duhet të bëjnë një rrugëtim që i sheh të luajnë me sistemin vajtje-ardhje. Kjo sigurisht që bën shumë më pak tërheqëse Kupën për ekipet e kategorive më të ulëta e surprizat janë shumë të rralla, pasi pjesa më e madhe e skuadrave që përballen me ato të elitës zgjedhin ekipet e dyta apo të rinjtë, siç u pa sot, pa harruar që shumë ndeshje deri në çerekfinale luhen në fusha sportive e jo stadiume. Ndërkohë, nuk duhet harruar që turneu shpeshherë është kthyer në shkëmbim favoresh mes klubeve duke përfshirë marrëveshjet në kampionat, një arsye më shumë që FSHF të fillojë të mendojë seriozisht që të ndërrojë formulën e vjetruar që eka braktisur e gjithë Europa. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan