Kupa e Shqipërisë “ringjall” gjyqtarët e harruar, kthehen të dënuarit nga gafat

Kupa e Shqipërisë ka parë të kthehen përsëri në skenë gjyqtarët të cilët në javët e kaluara ishin bërë protagonistë të gafave të rënda në ndeshjet e tyre, duke sjellë kaos në Superiore me vendime që kishin ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e ndeshjeve.

Enea Jorgji, i zhdukur që nga ndeshja Tirana-Bylis ku lejoi dy gola pas prekjeve të topit me dorë nga bardheblutë, ndërsa gaboi edhe me dhënien e kartonëve, e bëri pushim disa javë për këto gafa të rënda. I rehabilituar pjesërisht në fundjavë, ai ishte gjyqtar i katërt në duelin mes Partizanit e Flamurtarit në Superiore, për t’u kthyer përsëri i parë vetëm në Kupën e Shqipërisë në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Vllaznisë ku dha edhe një penallti për ekipin shkodran.

Edhe Klajdi Kola ishte lënë dy javë pushim, pasi kishte gabuar në ndeshjen Tirana-Luftëtari me një penallti të paqenë në favor të bardhebluve. Ai u rehabilitua sot po me një ndeshje të luajtur nga Tirana, fitoren 4-0 ndaj Kastriotit në “Selman Stërmasi”.

Në fushë kthehej edhe Juxhin Xhaja, tjetër ndërkombëtar i lënë në hije pas gabimeve të vazhdueshme, ai nuk ishte pjesë e elitës së futbollit shqiptar prej thuajse dy muajsh, por sot ka zbritur në terren përsëri në ndeshjen mes Luftëtarit dhe Apolonisë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan