Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Partizanin e ndalin shtyllat dhe një gol nga mesfusha, Vllaznia likujdon Flamurtarin

Partizani nuk ka mundur të përmbysë Besëlidhjen, megjithëse ka arritur të fitojë në Elbasan me rezultatin 3-1. Lezhjanët kanë arritur të shënojnë të parët dhe ka qenë pikërisht goli i Hajdarit, që ka ngadalësuar vrullin e të kuqve. Tripleta e Telushit nuk arriti të jetë e vlefshme për të kaluar më tej në Kupën e Shqipërisë, pas avantazhit 3-0 të ndeshjes së parë të lezhjanëve.

Ndryshe bën Tirana, që shkatërron Kastriotin me rezultatin 4-0 me dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën. Duhet të themi se Sefgjini u largua me karton të kuq në minutën e 40 për Kastriotin. Edhe Teuta ka arritur të fitojë kundër Erzenit. Shijakasit e nisëm mirë ndeshjen, duke shënuar të parët, por Teuta mori frenat e lojës dhe shënoi tre gola për të fiksuar rezultatin në 3-1 dhe 6-2 pas dy ndeshjeve.

Në duelin me dy skuadrave të Superiores është Vllaznia që triumfoi kundër Flamurtarit me rezultatin 0-2 dhe siguron çerekfinalet. Për shkodranët ishte vendimtar Zhunior me dy gola. /vipsport.al/

Formacionet

Tirana: Bakaj, Hoxhallari, Doka(Celhaka), Sidibe, Osmani, Ismajgeci, Karabeci, Beshiraj (Kraja), Morina(Hasani), Halili, Muçi
Kastrioti: Bujaj, Çela(Henri), Neziri (Haka), Nuri, Hysein, Karakaçi, Sevgjini, Xheka (Gjinaj), Prodani, Bardhi, Ajazi
KV: Nuriu
KQ: Sefgjinaj

Flamurtari: Moçka, Qarri, Gocaj, Vrapi, Kosta, Nebiu, Ramos (Aliaj), Rrapaj, Hoxha (Diamanti), Haruni (Kreshpa), Ribaj
Vllaznia: Laço, Adili, Hristov (Ramadani), Krymi, Shehi, Marku, Hygor (Bardulla), Gurishta, Kruja, Lekaj, Zhunior
KV: Ribaj, Rrapaj, Nebihu

Teuta: Çeleski, Çyrbja (Vila), Jazxhi (Hoxha), Hrliç, Todorsvski, F.Beqja, Kalaja, Gruda, L.Vila, Avdyli (Aleksi), L.Beqja
Erzeni: Mara, Biba, Çutra (Cutra), Hoxha, Kacmoli, Haxhia, Lajthia, Teqja, E. Troplini (R.Troplini), Konduri, Rezi (Mara)
Arbitër: Hermal Llapa
KV: Jazxhi/Rezi, Xhixhiua

Partizani: Hoxha, Kërçiku, Bitri, Boldor, Hakaj (Trashi), Telushi, Ferati (Kordeiro), Kote, Çinari (Cara), Solomon, Braun
Besëlidhja: Vukasinoviç, Bushi, Cikic, Dibra, Dordeviç, Fetaj, Hajdari (Ruqi), Hepaj, Jovanoviç (Hoxha), Pergjoni, Shetaj
Arbitër: Kridens Meta
KV: Kote/ Fetaj, Jovanoviç, Dibra

Grupi A

Partizani-Besëlidhja 3-1 (0-3)
Shënues: 5′ Hajdari/ 8′, 20′ (p) 84′ Telushi

Teuta-Erzeni 3-1 (3-1)
Shënues: 8′ Mustafa/ 47′ Hoxha, 75′ (p) Kalaja, 92′ Beqja

Flamurtari-Vllaznia 0-2 (2-2)
Shënues: 28′(p) 74′ Zhunior

Tirana-Kastrioti 4-0 (3-1)
Shënues: 13′ Halili, 19′ Beshiraj, 62′ Morina, 78′ Kraja

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan