Ndihmësi i Rejas: Kumbulla është i kompletuar, ka tregues të një lojtari me të ardhme të madhe

Marash Kumbulla është një nga të paktët, për të mos thënë i vetmi lojtar shqiptar, për të cilin flasin kaq shumë dhe e ndjek gjysma e gjigantëve europianë për ta bërë të tyrin. 20-vjeçari ka arritur të mrekullojë mbarë opinionin sportiv dhe jo vetëm me cilësitë dhe pjekurinë e tij në fushë me Veronën këtë sezon. Ai është një nga më të mirët e skuadrës së tij dhe kampionatit italian këtë vit, duke ndihmuar veronezët të mbajnë akoma gjallë shpresat për kualifikimin në Europa League.

Jo vetëm Verona, por edhe kombëtarja jonë është e bekuar që ka në organikën e saj një talent të tillë. Për Kumbullën ka lëvdata edhe nga një pjesëtar i rëndësishëm i stafit të Edi Rejës te kombëtarja, Serxho Porrini. Zëvendës trajneri i Shqipërisë vë edhe një herë në dukje cilësitë e Kumbullës dhe është i bindur se mbrojtësi e ka të ardhmen e ndritur.

“Ai është një djalë me aftësi të mëdha mbrojtëse. E kemi thirrur edhe të Shqipëria. Kumbulla është i vetëdijshëm për cilësitë e tij: shumë inteligjent, i përqendruar dhe i vëmendshëm. Ka teknikë të mirë dhe fizik të shkëlqyer. Do ta shohim në të ardhmen. Marashi ka mundësinë të luajë qendrën në mbrojtjen tre lojtarë, por dhe me katër. Ai është një talent me të ardhme të madhe”, përfundoi Porrini për mediet italiane. /Denis Lala-vipsport.al/

Porrini dhe Reja
mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan