Kulibali do shkojë në Paris, ka blerë shtëpi 4 milionë euro përballë kullës “Eiffel”. Rrahmani është gati për ta zëvendësuar

Kohës së Kalidu Kulibali te Napoli po i vjen fundi. Mbrojtësi ka që nga 2014 te klubi i kaltër dhe tashmë është i bindur se duhet të bëjë një kalim të madh për të synuar objektiva të tjerë. PSG pritet të divorcohet me Tiago Silvën në fundin e këtij sezoni, me kontratën e brazilianit, që skadon dhe palët nuk shfaqen të gatshme për të rinovuar. Brazilianin e tundon ideja e të provuarit edhe njëherë ndjesinë e të veshurit të fanellës së Milanit dhe në verë pritet të materializohet dëshira e tij.

Duke i paraprirë kësaj, Leonardo ka nisur bisedimet për zëvendësuesin e tij, Kulibali. Mediet italiane bëjnë me dije se bisedimet janë drejt fundit dhe mbrojtësi ka rënë dakord me kalimin në kryeqytetin francez. Madje shkohet deri aty, ku raportohet se Kulibali është bërë pronari i ri i një apartamenti gjigant përballë kullës “Eiffel”, me vlerë 4 milionë euro, çka të shtyn edhe më shumë të mendosh se marrëveshja është pranë mbylljes.

Napoli duket se është bindur ta shesë dhe ka nisur të arsyetojë rreth ofertave në drejtim të tyre për 27-vjeçarin. Ai pritet të bëhet parisien dhe të hapë vendin në formacion për Rrahmanin, i cili do të jetë zëvendësuesi direkt i yllit senegalez. Këtë e pati konfirmuar edhe vetë mbrojtësi i Kosovës, i cili qe shprehur për Super Sport se ka ardhur për të zëvendësuar Kulibali, që pritet të largohet. /Denis Lala-vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan