Kukësi-Tirana, dueli mes dy skuadrave që kanë serinë më të gjatë pa njohur humbje

Dueli i javës së 23-të të Kategorisë Superiore vë përballe dy ekipet që aktualisht gjenden pranë njëri-tjetrit në majën e klasifikimit, Kukësin e Tiranën, të cilët rivalizojnë mes tyre edhe për serinë e gjatë të ndeshjeve pa njohur shijen e humbjeve në këtë kampionat. Kukësi nuk e njeh disfatën që në muajin nëntor, ndërsa Tirana që në fillimin e dhjetorit, e që atëherë dy ekipet nuk kanë dalë asnjëherë pa pikë nga fusha e lojës në Superiore.

Hera e fundit që Kukësi është mundur, ka qenë me Laçin më 10 nëntor, pasi u mposht 1-0 nga goli i Nuabueze. Që atëherë, skuadra e Duros ka marshuar me një ecuri mbresëlënëse, duke regjistruar 10 sfida radhazi ku nuk njeh disfatë në kampionat, të ndara në 7 fitore e 3 barazime, me 21 gola të shënuar e 7 të pësuar.

Nga ana tjetër, Tirana vjen në këtë duel duke mos njohur humbjen prej 8 ndeshjesh radhazi. E fundit ka qenë pikërisht ndaj Kukësit, më 7 dhjetor, ku kapitulloi pa kushte 3-1, sfidë që vulosi edhe fatin e trajnerit Julian Ahmataj e solli në pankinë Emanuel Egbo. Trajneri nigerian ka regjistruar 7 fitore e 1 barazim në kampionat gjatë këtyre ndeshjeve, me 17 gola të shënuar e 6 të pësuar.

Statistika të ngjashme, që vendosin dy ekipet pranë njëra tjetrës e që bëjnë edhe më interesant këtë duel që mund të rezultojë vendimtar në luftën për titull, si për njërin ekip, ashtu edhe për tjetrin, qoftë edhe për “bonusin psikologjik” që jep në rast fitoreje një përballje e tillë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan