Kukësi kërkon të ruajë pathyeshmërinë ndaj Tiranës, ndeshja mund të vendosë shumë për titullin

Kategoria Superiore starton ditën e sotme me takimin e orës 18:00 në Air Albania, mes Kukësit dhe Tiranës. Përballë vihen dy nga skuadrat kë në formë të kampionatit duke u nisur nga forma e tyre e gjatë pa pësuar humbje. Bardheblutë humbjen e fundit e kanë pësuar pikërisht përballë verilindorëve në fazën e kaluar, ndërsa për të gjetur humbjen e fundit të Kukësit duhet të kthehemi më datë 10 nëntor të vitit të kaluar kur u mposhtën nga Laçi.

Falë kësaj ecurie dy ekipet janë në garë për titullin me Kukësin që kryeson kampionatin dhe kryeqytetasit ndjekin verilindorët me vetëm një pikë më pak. Kështu, dueli merr një rëndësi të veçantë duke qenë se 24-herë kampionët e Shqipërisë mund të marrin kryesimin apo edhe verilindorët mund të thellojnë edhe më shumë kryesimin e t’i japin një sinjal të fortë kampionatit.

Sa i përket bilancit të këtij sezoni, Kukësi niset favorit ndaj Tiranës teksa e ka mposhtur në të dyja fazat, megjithatë tashmë në krye të bardhebluve është trajneri Emanuel Egbo që ende nuk ka pësuar humbjen e parë. Ndërkohë, të dyja skuadrat për këtë sfidë kanë grupin e plotë, ndaj trajnerët në fushë do hedhin formacionin më të mirë teksa pritet një sfidë mjaft e luftuar për tre pikë të cilat në këtë moment mund të konsiderohen të arta. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan