Kryetarja e bashkisë, Ademi: Në qytetin e Shkodrës situata nuk është e qetë, askush nuk do ngjarje të rënda (VIDEO)

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një atentat i mbetur në tentavitë ndaj administratorit të klubit të Vllaznisë, Suad Lici. Lici pikasi në kohë një sasi tritoli të vendosur poshtë makinës së tij, ndërsa më pas njoftoi policinë e cila mori në dorë situatën. Mbi këtë ngjarje ka folur edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Ademi theksoi se në qytetin e Shkodrës i shqetëson fakti se situata nuk është e qetë, teksa u shpreh se tashmë i duhet lënë vendi grupeve të punës për të bërë një vlerësim të saktë. “Unë u lajmërova nga media në fakt, erdha menjëherë, isha afër madje, mund të kem kaluar para një orë këtu. Unë besoj që duhet t’i lëmë vendin grupeve të punës, forcave të RENEA-s që janë nisur për të bërë një vlerësim të saktë të një verifikimi paraprak që policia ka bërë.

Askush në qytetin tonë nuk do që të ketë ngjarje kaq të rënda, nga ana tjetër besoj se në ditën e sotme duhet t’u lëmë vendin për të punuar forcave policore, grupeve hetimore për të kryer detyrën e tyre. Në qytetin e Shkodrës na shqetëson fakti se situata nuk është e qetë. Kam pasur një komunikim me drejtorin e policisë së Shkodrës, i cili me informoi për punën që do duhet të kryhet për vlerësimin e situatës. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan