Kritika e Halilit, Muça mbron Egbo: E dinim që do kishte mospëlqim për zëvendësimet

Kapiteni i Tiranës, Gentian Muça, është i bindur se që nga e premtja kampionati do të bëhet më i bukur, pas sfidës që skuadra e tij luan me Kukësin. Me sa duket, mbrojtësi mendon se vetëm këto dy skuadra do të rivalizojnë për titull, pasi e cilëson të parashikueshëm kampionatin vetëm sa u përket skuadrave që luftojë për vendin e tretë.

“Kampionat i bukur, por do të jetë më i bukur pas të premtes. Sa i përket kontingjentit, i diferencuar prej të tjerëve është Partizani se ka afruar sulmues me bujë, po i shënojnë të tjerët. Sa i përket të tjerëve, të gjithë janë ku duhet të jenë.

Bylis ka pasur ritëm të lartë, e ka pasur gjithmonë. Skënderbeu është ekip që ka hapur probleme jo vetëm neve, i ka hapur telashe edhe Kukësit. Ky është kampionat i paparashikueshëm nga vendi i tretë e mbrapa”, tha në “Pressing” Muça.

Ndeshja me Skënderbeun
“Mendoj se në mënyrën se si rodhën ngjarjet, barazimi ishte i drejtë, ccunat u munduan të merrnin maksimumin. Më duket se e kishin thënë edhe të tjerë përpara që do ndalim Tiranën, provuan fatin e lotarisë, i doli. Kjo edhe për gabimet tona, meqë e kishin provuar edhe 9 përpara erdhi edhe e 10 e bëri provë.

Tirana bën më shumë lajm me barazim se me fitore. E dinim që pas kësaj ndalese do vinin kritika. do vinin edhe mospëlqime për ndërrimet, por ato ndërrime na sollën fitoren në Shkodër. Kobinas i dha besim dhe shënoi. Kam dëgjuar edhe më para këtë çështjen e zëvendësimeve. Pastaj fjalët e presidentit janë çështje personale e tij”. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan