Koronavirusi ndryshon axhendën e kombëtares, sfidat miqësore mund të mos luhen në Itali

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima. Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve.

Ndërkohë, në muajin mars Shqipëria e Edi Rejës ka parashikuar të zbresë në fushë për dy miqësoret e radhës, ndaj San Marinos dhe Sllovenisë. Më datë 27 mars pritej të luhet ndeshja me San Marinon në një stadium që ende nuk ishte vendosur, ndërsa më datë 30 mars ndeshja me Slloveninë pritej të luhej në Friuli, në një zonë e cila ka probleme me Koronavirusin.

Ndaj, edhe pse takimet janë në fund të marsit e duhet akoma edhe një muaj deri atëherë, sipas RTSH pritet që vendtakimi të ndryshojë dhe Federata ka nisur të mendojë për një tjetër alternativë. Ndërkohë që një mundësi do ishte edhe zhvillimi i takimeve në Air Albania. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan