Koronavirusi mund të largojë Interin nga Milano, rrezikohet sfida me Juventusin

Kaosi që ka shpërthyer pas përhapjes së koronavirusit në Itali, rrezikon seriozisht mbarëvajtjen e ndeshjeve të skuadrave italiane në Europë e për më tepër vijimësinë normale të Serisë A. Këtë javë u shtynë 4 ndeshje të elitës së futbollit italian dhe që tani ka probleme të mëdha për të caktuar datat e rikuperimit të tyre, ndërsa në rrezik është edhe java e ardhshme ku ka një superndeshje të planifikuar mes Juventusit dhe Interit.

Për momentin, UEFA ka bërë të ditur se ndeshja e mesjavës së Interit ndaj Ludogorets në Ligën e Europës, do të zhvillohet normalisht, por çdo opsion është i mundshëm, përfshirë luajtjen e saj me dyer të mbyllura apo edhe zhvendosjen në një qytet tjetër. UEFA është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet italiane dhe sipas ANSA nuk ka në plan që të anulojë sfidën në fjalë.

Ajo që është në dyshim të madh është vijimësia normale e Serisë A. Në krahinën e Emilia Romanja janë pezulluar të gjitha manifestimet publike, ku përfshihen edhe aktivitetet sportive, të paktën deri më datë 1 mars. Kjo do të bëjë që edhe ndeshjet Parma-SPAL dhe Sasuolo-Breshia të planifikuara në fundjavën e ardhshme të rrezikojnë të mos zhvillohen. Shembullin e kësaj krahun në Itali pritet ta ndjekin edhe të tjera dhe Torino, që është një nga zonat e rrezikuara, mund të ndalojë aktivitete sportive ashtu siç bëri këtë javë.

Meqë ndeshja mes Juventusit dhe Interit zhvillohet pikërisht në qytetin e krahinës së Piemontes, rrezikohet seriozisht shtyrja e supersfidës për një javë tjetër, pasi të gjitha skuadrat duket se janë të unifikuara në qëndrimin e tyre për të mos luajtur me dyer të mbyllura. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan