Koronavirusi “godet” edhe Interin, në dyshim ndeshja e ardhshme e zikaltërve

Përveç ndeshjeve të Serie A, koronavirusi “Covid-19”, pritet të rrezikojë edhe sfidat e skuadrave italiane në kompeticionet europiane. Interi luan ditën e enjte ndeshjen e kthimit me Ludogorets në kuadër të fazës me eliminim direkt të Europa League.

Në të gjithë Italinë janë anuluar disa ndeshje dhe kjo mund të shkaktojë një problem të madh në kalendarin e skuadrave. Ajo çka e dënon Interin është fakti se ka një agjendë të ngjeshur me sfida të njëpasnjëshme dhe do të ishte e vështirë të kompensonte ndeshjet e prapambetura.

Një problem tjetër është se anulimi i kësaj ndeshje do të “ngrinte” edhe mbarëvajtjen e Europa League sepse para se të luhet faza tjetër, duhet të përcaktohen të gjithë të kualifikuarit.

Kështu, në Federatën Italiane po diskutohet zhvillimi i kësaj ndeshje me dyer të mbyllura, me tifozët që do të kenë mundësi ta shohin vetëm nga ekrani i televizorit. Pritet një vendim zyrtar nga organizatorët, por nëse Interi do e luante këtë sfidë pa tifozë, do humbiste mjaft të ardhura nga tifozët. Megjithatë, shëndeti i njerëzve kalon çdo përfitim material apo financiar. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan