Koronavirusi bën të tijën, anulohen ndeshjet e fundjavës në një kampionat europian

Europa është e përfshira nga ankthi që vjen prej Koronavirusit. Infeksioni është shpërndarë tashmë në shumë vende dhe pasojat është duke i vuajtur edhe bota e sportit. Veçanërisht Italia, ku përhapja e Koronavirusit ishte e madhe.

Në fundjavën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa këtë herë është vendosur që një pjesë e madhe e sfidave të zhvillohen me dyer të mbyllura pa praninë e tifozëve. Në këtë gjendje alarmi, edhe federata zvicerane ka vendosur të mos zbresë në fushë për këtë fundjavë.

Kështu, të gjitha ndeshjet e parashikuara këto dy ditë janë anuluar për të qenë në kushte sa më të larta sigurie dhe për të mos ndihmuar shpërndarjen e virusit famëkeq. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan