Koronavirus zhyt në kaos Formula 1, rrezikon fillimi i sezonit

Koronavirus vë në rrezik real fillimin e këtij sezoni të Formula 1. Pas anulimit të Çmimit të Madh të Kinës të parashikuar më 19 prill, tani është realisht në rrezik edhe zhvillimi i të paktën dy garave të tjera dhe të shtyhet starti i sezonit.

Sipas “Bild”, situata kaotike ka bërë që të diskutohet anulimi i garave të Bahrejn më 22 mars dhe Vietnam më 5 prill. Edhe gara hapëse e sezonit, ajo e 15 marsit në Australi, nuk është e sigurt se mund të zhvillohet nëse ka ndryshime kaq të mëdha në kalendar.

Bahrejni ka vendosur bllokimin e të gjitha fluturimeve nga Emiratet Arabe këtë të martë. As nga Singapori nuk është e mundur që të udhëtohet drejt këtij vendi ku shumë shpejt planifikohet të zhvillohet një prej garave. Ajo është marrë si masë parandaluese për përhapjen e virusit për popullatën e Bahrejnit, por përplaset me udhëtimin që kryejnë ekipet për të shkuar atje për garën. Thuajse të gjitha skuadrat udhëtojnë tranzit nga Singapori apo nga Dubai për të shkuar në Bahrejn në këtë pjesë të vitit dhe është e vështirë që të gjejnë një mënyrë tjetër për të transportuar makinat dhe qindra persona si personel nëpërmjet rrugëve të tjera.

Ndërkohë, ne Vietnamin është problematike urdhëresa e re e qeverisë së këtij vendi, e cila ndalon që njerëz nga zonat e infektuara të hyjnë në territorin e këtij shteti. Praktikisht, duke pasur parasysh se Italia është një nga zonat më të prekura, askush nga furnizuesi i gomave Pirelli apo nga skuadra Ferrari nuk do të lejohej në Vietnam, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të garës atje. Për këtë arsye, organizatorët e garës do të mblidhen këtë javë për të diskutuar se çfarë do të bëjnë sa i përket fillimit të këtij edicioni që mund të shtyhet në një datë tjetër nëse vazhdon  përhapja e virusit të rrezikshëm në të gjithë botën. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan