Koronavirus rrezikon kualifikimin e Atalantës në Champions, spanjollët: Nuk e dimë nëse do të udhëtojnë

Shpërthimi i koronavirus në Itali dhe sidomos në zonën veriore të saj, ka bërë që shumë aktivitete sportive të ndalen e së shpejti të vendoset që kampionati apo aktivitetet ndërkombëtare të zhvillohen me dyer të mbyllura. Por tani mësohet se virusi rrezikon seriozisht kualifikimin e mëtejshëm të Atalantës në Ligën e Kampioneve, edhe pse ka fituar 4-1 sfidën e parë në shtëpi përballë Valencias.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se udhëtimi i 2377 tifozëve bergamaskë që kanë blerë biletat për sfidën e kthimit më 10 mars në Valencia, është thuajse e sigurt që do të anulohet, pasi autoritetet spanjolle nuk do të lejojnë që në vend të hyjë një numër kaq i madh personazh që jetojnë në zonën e rrezikut në Itali. Për më tepër, autoritetet sanitare kanë kërkuar nga Valencia emrat e rreth 2300 tifozëve që ishin në “San Siro” në javën e kaluar për ndeshjen e parë, pasi duan të kontrollojnë gjendjen e tyre.

Por ndërkohë, Hermenxhilda Vanakloka, nëndrejtoresha e institutit të epidemiologjisë në Valencia, ka bërë të ditur se ka probleme edhe sa i përket udhëtimit të vetë skuadrës së Atalantës, pa tifozët e sa. “Sinqerisht, askush nuk di të thotë nëse ekipi do të mund të vijë këtu. Kjo skuadër a është nga Bergamo? Atëherë është brenda rajonit të Lombardisë. Që nga sot, deri më 10 mars mund të ndodhin shumë gjëra. Po vlerësojmë situatën me klubet, me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të shohim se çfarë ndodh pasi në Bergamo aktualisht nuk ka gjë, por është në zonën e rrezikut të Lombardisë”, shpjegoi ajo për “Onda Cero” duke hedhur dyshime mbi zhvillimin e sfidës nëse situata përkeqësohej në Itali. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan