sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Koronavirus, flet ish-mjeku i kombëtares italiane: Ndalimi i plotë i kampionatit është i mundshëm

Situata në Itali vazhdon të mbetet nën monitorim për shkak të Koronavirus dhe një nga ata që po vuan pasojat është futbolli italian. Dhjetëra ndeshje, mes të cilave edhe të Serisë A, janë pezulluar për këtë javë dhe atë pasardhëse, ndërsa sipas ish-mjekut të përfaqësueses italiane, rrezikohet edhe ndalimi i plotë i kampionatit për një periudhë më të gjatë kohe.

“Është problem kompleks. Duhet të marrim fillimisht në konsideratë kush janë prioritetet tona në këto momente, sigurisht jo futbolli por të mbajmë nën kontroll Koronavirusin. Nëse kjo epidemi do të zgjerohet, ashtu si janë mbyllur stadiumet në veri, do të mbyllen edhe ata në jug. Është një hipotezë e mundshme, jo një sugjerim i imi, por ekziston ajo e ndërprerjes së kampionatit”, tha Enriko Kastelaçi, ish-mjeku i kombëtares italiane në vitet kur drejtohej nga Marçelo Lipi, përfshirë edhe Botërorin 2006.

“Të luash me dyer të mbyllura për 2-3 javë është në rregull, por kujtoni se kur spostohen skuadrat, spostohen grupe prej 30-40 personash gjithashtu. Mund të ketë kuptim të luash me dyer të mbyllura nëse ky virus mbetet i limituar siç është tani, por mendoj se do të ketë zhvillim dhe rajone të tjera do të preken, të mendosh ndalimin e kampionatit nuk është herezi”, tha ai për “ANSA” duke komentuar mundësinë e vijimësisë së kampionatit italian në kushtet aktuale.

“Të gjithë po flasin për datat e rikuperimit të ndeshjeve, kalendarin e ngjeshur, etj. Por prioriteti i Italisë në këto momente nuk është futbolli, është diçka tjetër. Gjërat që mund të dukeshin si fantastiko-shkencore, bëhen realitet”. /vipsport.al/