sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kontes nuk i pëlqen ideja e re mbi VAR: Largimi i Lautaros? Thjesht thashetheme

Antonio Konte ka dalë sot në konferencën për shtyp në lidhje me ndeshjen në transfertë ndaj Lacios. Tekniku ka theksuar se nuk i pëlqen ideja e re për përdorimin e VAR, e cila mund t’i lejojë trajnerëve të ërkojnë ndërhyrjen e teknologjisë gjatë ndeshjes. Sakaq, Konte i cilëson si thjesht thashetheme zërat mbi një largim të mundshëm të Lautaro Martinez.

“Propozimi për VAR nuk më pëlqen sepse unë nuk kam pse t’i kërkoj askujt ndërhyrje. Nëse situata është e qartë, vendimin ta marrin arbitrat. Kemi shumë për të menduar gjatë një ndeshje dhe nuk kemi pse merremi edhe me këtë. Mua më ndodh që të shikoj ndeshje në shtëpi para televizionit dhe imazhi është qartësisht i pastër për të marrë një vendim të përbashkët nga gjyqtarët. Ndërhyrja e trajnerit më duket e pakuptimtë.

Duhet të kemi vullnetin dhe besueshmërinë se në çdo rast ka qëllime të mira. Por, ka pasur gabime të rëndësishme dhe shpresojmë të ketë gjithnjë e më pak. Lautaro Martinez largohet? “Lautaro është i ri por ka mjaftueshëm zgjuarsi sa të kuptojë se këto zëra janë të kotë. Interi përflitet shumë në merkato ndërsa tjerët janë më të rezervuar. Por, lojtarët janë të fokusuar në atë çka bëjnë në fushë, thashethemet vlejnë zero”. Lacio? Pres një garë me nivel të lartë vështirësie. Ata janë të konsoliduar, kanë mbajtur lojtarët më të fortë dhe Inzagi po bën një punë të mirë”, u shpreh Konte. /VipSport.al/