Konte: I dhuruam dy gola Lacios, sot dukeshim të frikësuar

Antonio Konte nuk e ka fshehur zhgënjimin që ka pësuar pas humbjes përballë Lacios që i ka rrëmbyer edhe vendin e dytë në klasifikim. Ai theksoi se kjo kishte qenë një fitore që skuadra e tij ua kishte dhuruar kundërshtarëve në një ndeshje komplet të balancuar.

“Paraqitja ishte aty, i dhuruam dy gola Lacios. Nuk ishim të pagabueshëm, detajet bëhen vendimtare. Te golat kemi bërë disa naivitete, por bëjnë pjesë të një procesi rritjeje. Djemtë duhet të vazhdojnë të punojnë e meritojnë për të përballuar të gjitha situatat në mënyrën e duhur.

Sot dukeshim të frikësuar. Po mundohemi të krijojmë bezdi në kreun e renditjes, fakti që arritëm kështu në këtë ndeshje duhet të na bëjë krenarë. Por jemi të ndërgjegjshëm që ka shumë punë për të bërë. Asnjë skuadër nuk dominoi sfidën, u vendos nga dy gola shumë të evitueshëm. Duhet të jemi më të qetë, na kap vrulli. Eriksen? Duhet të gjej ekuilibër, nuk mund të mendojmë që një lojtar mund të ndryshojë fatet e skuadrës. Deri këtu kemi mbërritur pa Eriksen”, tha ai. /vipsport.al/