Konte: Eriksen mund të bëjë më shumë, në Europa League do luajnë ata që nuk kanë shumë hapësira

Interi arriti të marrë një fitore me shumë vlerë për të ecur më tej në Europa L  eague, duke mundur pastër 0-2 ekipin e Ludogorets. Zikaltërit shënuan golin e parë të ndeshjes në minutën e 71 me Eriksen, që gjeti edhe rrjetën e parë si zikaltër.

Përtej kësaj, Konte nuk është i kënaqur nga loja e danezit dhe thekson se ai mund të bëjë shumë më mirë. Konte lë të kuptohet se ky kompeticion do të jetë në plan të dyte, kur thotë se do të luajnë ata lojtarë, që nuk kanë pasur shumë mundësi të zbresin në fushë.

“Eriksen duhet të punojë. Unë mendoj se ai mund të bëjë shumë më mirë nga sa kemi parë sot. Jam i lumtur për të sepse goli i jep besim, por duhet të gjejë ritmin dhe intensitetin, që kishte te Totenhem. Ai ende ka gjendjen e duhur fizike, por jemi të qetë. E dimë që kemi marre një lojtar, që ngre cilesinë e skuadrës sonë.

Rruga jonë në Europa League do të jetë kjo, duke bërë rotacione për t’u dhënë hapësirë ​​edhe atyre që kanë luajtur pak më pak, por meritojnë të kenë më shumë hapësirë. Do të vazhdojmë në këtë linjë. Të mos harrojmë që Europa League mund të na ​​shtypë fizikisht dhe mendërisht”, përfundoi strategu zikaltër. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan