Konfirmohet, poshtë makinës së Suad Licit kishte lëndë plasëse

Mëngjesin e sotëm Shkodra u zgjua me një lajm mjaft të keq, që mund të ishte përshkallëzuar edhe më shumë. Në makinën e administratorit të Vllaznisë, Suad Lici, është gjetur një pako e dyshimtë nga vetë ai, i cili më pas ka njoftuar forcat e policisë, që kanë proceduar sipas rregullave përkatës.

Forcat xheniere nga Tirana, kanë hequr lëndën plasëse që ishte vendosur poshtë mjetit të Licit. Ata konfirmuan se brenda pakos së dyshimtë kishte lëndë plasëse, e cila tashmë është dërguar në laborator përekzaminim, një lajm që bën të dyshosh se nuk ka qenë thjesht një kërcënim, por ndoshta edhe një atentat i mbetur në tentativë.

Pas ngjarjes ka folur edhe vetë Lici, i cili është shprehur se kjo ngjarje mund të lidhet edhe me detyrën si administrator i Vllaznisë dhe shton se formacionin e skuadrës nuk e bën ai. Lici deklaroi se nuk ka pasur asnjëherë konflikte të mëparshme dhe zbardhjen e kësaj ngjarje e lë në dorë të organeve kompetente. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan