Kombëtarja U-16 e Beqirit e nis me humbje turneun

Shqipëria U-16 e drejtuar nga Elvin Beqiri ka zhvilluar ndeshjen e parë të turneut të UEFA Development sot në orën 14:00 në Qendrën Sportive Kamzë, Shqipëri 2-2 Lituani (3-5 me penallti), sipas rregullores 2 pikë për Lituaninë dhe 1 pikë për vendin tonë.

Pjesa e parë e këtij eventi që organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA, u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të lituanezëve U-16. Fraksioni i dytë i ndeshjes ka qenë më i mirë për kombëtaren tonë, ku në minutën e 69-të Rrok Toma ka ngushtuar rezultatin dhe më pas në fundin e ndeshjes ka gjetur sërish portën e kundërshtare duke realizuar edhe dopietën e tij të parë me kuqezinjtë.

Kuqezinjtë zbritën në fushën e blertë me këtë formacion: Simoni, Cela, Stafa, Zabeli, Biba, Deda, Tabaku, Torraj, Cereni (c), Neziri, Toma.

Përfaqësuesja jonë ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ditën e enjte, datë 27 shkurt ora 11:00, përballë Gjeorgjisë, e cila fitoi sot 1-0 ndaj Algjerisë.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan