Koliçi: Me penalltinë shleva gabimet te golat, gjithmonë e mendoj para krahun që do hidhem

Koliçi arriti të presë një penallti në minutën e fundit të ndeshjes dhe të ruajë rezultatin 3-2 të Skënderbeut ndaj Teutës, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij. Pas ndeshjes ai ka folur për Super Sport, ku ka treguar edhe strategjinë pritjes së penalltisë.

PENALLTIA- “Ndihem shumë i lumtur sepse gjithë vëmendja ka qenë të penalltia. Le të themi se korrigjova gabimet te dy golat e pësuar, që mendoj se mund të bëja më shumë. Në momentin që arbitri akordon penallti, unë menjëherë mendoj një anë. Sa herë e kam aplikuar e kam pritur dhe sot funksionoi.”

SEKRETI I SUKSESIT- “Sekreti i Dajës dihet. Është një nga trajnerët më të mirë Superligë. Është viti i dytë për mua që punoj me profesor Dajën dhe normal që meritat i shkojnë atij. Në dy fazat e para kemi pasur shumë probleme. Le të themi se nuk kemi pasur kohën e duhur për t’u përshtatur lojtarët e tij. Tani janë të gjithë në rregull dhe jemi mirë. Kishim nevojë për kohë.”

GABIMET- “Normalisht duhet të jemi të kujdesshëm në të gjithë ndeshjen, por gabimet ndodhin dhe do të ndodhin gjithmonë. Kur gabon një portier është shumë e dukshme. Tani rëndësi ka që fituam dhe morëm tre pikët.” /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan