Kobinah: “Zhdukja” nga fusha është taktikë, mendoj se nuk humbim në derbi

Ecuria e Tiranës në këto javë ka një protagonist kryesor si Vinful Kobinah i cili shënon apo jep asiste në golat e rëndësishëm të bardhebluve. I kritikuar shpesh se “zhduket” në fushë, pas ndeshjes me Kukësin ku ishte protagonist i golit të fitores, ai tregoi në “SuperSport” se thuajse gjithçka ishte taktikë.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme sidomos tani që po luajmë më mirë, po punojmë më shumë. Tani po luaj më mirë, është sezoni i dytë, ndaj po shihni më shumë nga mua, meqë po mësohem me shumë me njerëzit, me sistemin.

Ky është shpesh plani i ndeshjes, shpesh vrapon e harxhon energji, duhet të ndalësh të rikuperosh. Me raste është taktikë, duhet të qetësohesh, të kem përsëri energji dhe pastaj shpërthej.

Duhet të stërvitesh me ne që të kuptosh mirë lojën tonë. Ka raste që dal në fushë dhe brenda minute diçka bëhet mirë, di të lexoj ndeshjen e kur të ngacmoj kundërshtarin.

Të gjithë janë lojtarë të mirë, është një lojë skuadre, nuk mund të zgjedhësh. Di të mirat dhe të këqijat e tyre, Muçi bën pjesën e tij, Ngo bën të veten, nuk mund të zgjedhësh se është lojë skuadre.

Derbi? Nuk di të them nëse e mundim Partizanin se është derbi, do i marrim ndeshje pas ndeshje. Mundëm Kukësin, do të kthehemi nesër të punojmë për Partizanin. Por gjëja e mirë është se jemi në formë të mirë. Kemi shumë besim te vetja, ajo që mund të them është se nuk do të humbim, kjo është ajo që mendoj”, tha Kobinah. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan