Kategoria Superiore, Java 22/ Kukësi tenton shkëputjen, luftë e ashpër për vendin e tetë

Dita e sotme do të mbyllë javën e 22 të Kategorisë Superiore. Do të luhen katër ndeshje, ku tre prej tyre do të jenë në të njëjtin orar. Në orën 14:00 do të zbresin në fushë Partizani, Kukësi dhe dyshja e fundit të tabelës. Kukësi do të udhëtojë në Ballsh për t’u ndeshur me Bylisin dhe tentuar shkëputjen ndaj Tiranës, të cilën e ndali Skënderbeu ditën e djeshme. Ndërkohë nga ana tjetër skuadra e trajnerit Dovedan janë shumë të uritur për të marrë një fitore, që do të ishte e para për këtë vit në Superiore.

Në të njëjtën orë kalendari ka rezervuar një tjetër ndeshje mes të fortësh. Partizani do të tentojë të kalojë Laçin më qëllimin e arritjes së dyshes kryesuese, ndërsa skuadra e Cungut për të mbajtur pozitat në luftën për një vend në Europë. Mesdita mbyllet me duelin mes Luftëtarit dhe Flamurtarit. Dy skuadrat janë në vendet e fundit dhe është më shumë një duel prestigji, pasi vetëm matematika nuk flet për një rënie nga kategoria e të dy ekipeve.

Ndeshja mbyllëse është mes Teutës dhe Vllaznisë. Shkodranët kërkojnë të largohen nga vendi i tetë, që të çon në fazën “Play-Off” për rënien nga elita e futbollit të vendit dhe një fitore do i bënte shumë punë, pas barazimit të Skënderbeut dje me Tiranën. Teuta qëndron në vendin e gjashtë dhe i duhet të qëndrojë brenda objektivave sezonalë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan