Kategoria e Parë/ Kastrioti me hap kampioni, Dinamos nuk i mjafton merkatoja e fuqishme

Sot u luajtën ndeshjet e javës së 16 në Kategorinë e Parë, Grupi A. Dueli më i spikatur për këtë grup ishte ai mes Kastriotit dhe Dinamos, ku krutanët kanë arritur të marrin një fitore shumë të rëndësishme në luftën për ngjitjen në Superiore. Është dashur një gol mjaft i bukur nga Klajdi Daci në fundin e pjesës së parë për të vulosur ndeshjen. Një triumf mjaft i rëndësishëm ky, pasi u ndalën javën e kaluar në transfertë përballë Burrelit.

Ndërkohë, Dinamo regjistron humbjen e dytë rresht, pas disfatës së javës së kaluar ndaj Korabit në shtëpi, duke mos arritur të ngrejë kokën edhe pas një merkatoja shumë aktive, me lojtarë me mjaft eksperiencë, që iu bashkuan kryeqytetasve në merkaton e dimrit. Dinamovitët mbajnë vendin e fundit të renditjes me tetë pikë dhe Kastrioti konsolidon pozitat në vendin e parë.

Sakaq, Korabi priti në shtëpi Erzenin, me këta të fundit që kanë arritur të shënojnë një gol në minutat e fundit për të rrëmbyer një fitore shumë të vyer pas disa humbjeve rresht. Mesa duket ndërrimi i trajnerit ka ndikuar për mirë te shijakaset, me Bubeqin që e nis me sukses eksperiencën e re dhe fati e deshi që ta bënte këtë kundër skuadrës që e shkarkoi.

Sfida tjetër e Grupit A, ajo mes Egnatias dhe Tërbunit ka përfunduar me rezultatin 0-0, rezultat që tregon edhe këmbënguljen e ekipeve në fushën e lojës. Veleçiku ishte pushim duke qenë se kishte përballë Shkumbinin e skualifikuar.  /vipsport.al/

LIVE

Egnatia-Tërbuni 0-0

Kastrioti-Dinamo 1-0
Shënues: 44′ Daci

Korabi-Erzeni 0-1
Shënues: ’90 Xhemalaj

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan