Kategoria e Parë, Java 16/ Duele zjarri në të dyja grupet, tentohet rrokadë në krye

Në Kategorinë e Parë mbeten të luhen edhe tre ndeshje, ku ajo që do të ketë më shumë vëmendje është sfida mes Besëlidhjes dhe Burrelit. Lezhjanët vijnë pas një humbje të ëmbël në Kupë me Partizanin, ku arritën të eliminonin kampionët e Partizanit dhe kaluan në çerekfinale të kompeticionit të dytë në vendin tonë për nga rëndësia. Besëlidhja me një fitore nuk do lejonte shkëputjen e thellë të Kastriotit të vendit të parë, ndërsa Burreli do qëndronte më afër Lezhjanëve në renditjen e grupit B.

Ndërkohë, grupi A rezervon dy sfida të tjera. Në orën 13:00 Pogradeci pret Lushnjën, një ndeshje që kërkon po të njëjtën vëmendje. Dy ekipet i ndan vetëm një pikë në renditje, ku mbajnë vendin e dytë dhe të tretë. Pogradecarët do tentojnë të marrin vendin e dytë dhe më pas të shpresojnë në një hap fals të Apolonisë për të rrëmbyer kreun e renditjes. E njëjta gjë mund të thuhet për Lushnjën, që ka një pikë më shumë se liqenorët dhe do i bënte punë edhe një barazim i kryesuesve.

Apolonia do të ketë një përballje të vështirë në stadiumin “Roza Haxhiu” kundër ekipit të Besës. Kavajasit mbajnë vendin e katërt dhe kanë treguar se janë një kockë e fortë për çdo kundërshtar. Fierakëve u duhet patjetër një fitore për të mbajtur kreun, që kërcënohet nga Pogradeci dhe Lushnja. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan