Kategoria e Parë, Grupi B / Ndalet Apolonia, Pogradeci i pari me goleadë

Një barazim pa gola i Apolonisë në transfertën e Orikut ka sjellë ndryshimin e radhës në kreun e renditjes së Grupit B të Kategorisë së Parë.

Tashmë vendi i parë i kalon Pogradecit të shkëputur, pasi liqenorët fituan me shifrat e thella 5-1 përballë Turbinës në fushën e tyre. Rivalitet u bën Lushnja e cila fitoi 3-2 në shtëpi ndaj Ilirisë ndërsa edhe Besa bëri një hap të rëndësishëm me suksesin 3-2 me përmbysje ndaj Devollit, pasi kishte mbyllur 0-2 pjesën e parë.

Një nga rezultatet më të rëndësishme ishte fitorja 2-1 në transfertë e Shënkollit ndaj Elbasanit, duke lënë këtë të fundit në zonën e ftohtë të klasifikimit.

NDESHJET

Pogradeci-Turbina 5-1
8′ Lickollari, 30′ Shllaku, 55′ Topllari, 88′, 90′ Alillari / 23′ Namara

Lushnja-Iliria 3-2
9′, 32′ Mezini, 50′ Branica / 30′ Xhaferri, 75′ Xhymeti

Elbasani-Shënkolli 1-2
25′ (p) Nuri / 61′ Danaj, 65′ Tusha

Oriku-Apolonia 0-0

Devolli-Besa 2-3
4′ Kame, 18′ Hasani / 44′, 70′, 81′ Junior

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan