Kategoria e Parë, Grupi B/ Elbasani hipotekon fundin e tabelës, Devolli bën detyrën në shtëpi

Ditën e sotme u luajtën tre ndeshje të Kategorisë së Parë në Grupi B. Sfida që mori vëmendjen maksimale për shkak të objektivit të njëjtë të klubeve ishte ajo mes Elbasanit dhe Turbinës. Vendasit pozicionoheshin në fundin e tabelës së klasifikimit, dy pikë më pak se Turbina, ndaj suksesi ishte një detyrim për Elbasanin.

Por, Turbina befasoi Elbasanin falë një goli në minutën e tetë nga Peqini. Nje gol i cili mbeti në fuqi deri ne përfundim të 90 minutave, pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të gjetur golin e barazimit. Por, rezultati nuk ndryshoi dhe Elbasani tashmë hipotetikon fundin e tabelës, ndërkohë që cërrikasit marrin një trepikësh me shumë vlera dhe largohen nga vendi i parafundit të renditjes.

Ndërkaq, Devolli priste në shtëpi Shënkollin. Devollinjtë kërkonin të riktheheshin te fitorja pas ndalesës së javës së kaluar, dhe në fakt ia dolën pasi fituan me rezultatin 3-1 ndaj Shënkollit. Ndërkohë, sfida e tretë ishte ajo mes Orikut dhe Ilirisë,e cila u mbyll me rrjeta të paprekura. /Egi Çabeli-VipSport.al/

LIVE

Elbasani-Turbina 0-1
Shënues: 8′ Peqini

Oriku-Iliria 0-0

Devolli-Shënkolli 3-1
Shënues: 37′ Da Mota, 75′ Isufi, 90′ Lopes/ 86′ Toma

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan