Kategoria e Parë, Grupi A/ Kryesuesit luajnë në transfertën e Shijakut, Dinamo ka një përballje të vështirë

Skuadra e Kastriotit që kryeson edhe renditjen në Kategorinë e Parë të Grupit A, luan sot në transfertë përballë Erzenit. Krutanët vijnë pas fitores në javën e kaluar dhe kërkojnë vazhdimësinë për të vazhduar me hapat drejt Kategorisë Superiore.

Ndërkaq, shijakaset renditen në mesin e tabelës dhe kërkojnë pikët për t’u ngjitur edhe më shumë në klasifikim. Ndërkohë, Dinamo e cila po kalon një periudhë të vështirë jo vetëm në fushë, por edhe me situatën e drejtuesve, pret në Pezë, Besëlidhjen.

Një kundërshtar aspak komod për blutë, të cilët kanë përballë një nga pretendentët për t’u ngjitur në elitë. Dy ndeshjet e tjera të këtij grupi janë ato mes Korabit dhe Egnatias, e Burrelit me Veleçikun.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

Ndeshjet:

14:00 Erzeni-Kastrioti

14:00 Dinamo-Besëlidhja

14:00 Burreli-Veleçiku

14:00 Korabi-Egnatia

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan