Kategoria e Parë / Besëlidhja fiton dhe i afrohet Kastriotit, Pogradeci e Apolonia “heqin qafe” Lushnjën e Besën

Janë luajtur sot sfida interesante në Kategorinë e Parë, ku bien në sy fitoret e ekipeve pretendente. Në Grupin A, Besëlidhja ka mposhtur Burrelin me rezultatin 2-1, me lezhjanët që u afrohen krutanëve kryesues, ndërsa edhe Pogradeci ka mposhtur skuadrën e Lushnjës në “Gjorgji Kyçyku” po me rezultatin 2-1. Një fitore të bukur ka arritur edhe Apolonia në Lushnjë me Besën që me këtë humbje, duket se e humbet “trenin” e fundit për Superiore edhe këtë sezon, pasi tashmë është larg rivalëve të dy vendeve të para…

Besëlidhja-Burreli 2-1

Në grupin A, Besëlidhja ka mundur Burrelin me rezultatin 2-1. Koleci kaloi në avantazh ekipin e Plorit, në minutën e 70-të, ndërkohë që Popaj barazoi për miqtë. Penalltia e Xhorxheviç në minutën e 86-të, i dha tre pikët ekipit të tij.

Besa-Apolonia 2-3

Ndërkaq në grupin B, Apolonia ka marrë një  fitore të madhe në transfertë ndaj Besës, me rezultatin 2-3. Krasniqi kaloi në avantazh fierakët në minutën e katërt, ndërkaq talenti Zoga ka dyfishuar në të 23-tën. Onu ishte ai që ngushtoi diferencën për Besën. Por, Apolonia shënoi një tjetër gol në fundin e pjesës së parë me Gjatën. Ferreira në minutën e nëntë të shtesës ka shënuar një gol për Besën, që nuk i shërbeu për gjë ekipit të tij.

Pogradeci-Lushnja 2-1

Të 3 golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të sfidës, teksa ishte Liçkollari që shënoi një gol shumë të bukur që në minutën e 6’, me një gjuajtje shumë të bukur nga jashtë zonës. Në minutën e 15 Pogradeci fiton një penallti, të cilën e kthen në gol Jahaj. Ishte Gjyla që shënoi për Lushnjën, me këta të fundit që shpresonin të gjenin të paktën edhe një gol tjetër, por pa sukses. Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja ekipet, por Pogradeci në fund mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa tashmë janë në kuotën e 33 pikëve, 2 më shumë se Lushnja dhe një më shumë se Apolonia që është duke luajtur tani.

Më poshtë edhe renditjet e të dyja grupeve A dhe B…

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan