Kastrioti rikthen edhe mbrojtësin afrikan që spikati në Superiore

Kastrioti ka rikthyer edhe mbrojtësin afrikan, Edy Boyom. Kamerunasi shtatlartë duket se do të vijojë që të japë kontributin e tij në Krujë, ndërsa duhet theksuar se skuadra pak ditë më parë riktheu edhe dy afrikanët që kanë qenë titullarë të spikatur në Superiore, Lukman Huseinin si dhe Henry Okebukun.

I pari mbrojtës dhe i dyti mesfushor qendre, ndërsa tashmë me Boyomin, duket se skuadra është e blinduar në çdo repart, ku ka cilësi, por edhe konkurrenca tashmë edhe në stolin e rezervave pasi dihen vlerat që kanë tre afrikanët e rikthyer në Krujë.

Krutanët kanë si synim këtë sezon që të ngjiten në elitë, ndërsa kanë kryesuar Grupin A duke qenë një ekip solid edhe në saj të kualiteteve dhe  punës së mirë që ka bërë klubi dhe stafi drejtues.

Ja postimi në faqen e “Kastriotit” në “Facebook” pak më parë ku zyrtarizohet dhe konfirmohet rikthimi i Edy Nikolas Boyom…

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan