Kasemiro: Nejmarin e dua në Madrid, qëllimi im në fushë është të vjedh topa

Kasemiro është të një nga çelësat e suksesit të Zinedin Zidan te Reali. Mesfushori që nga ardhja e tij i ka hapur rrugë shumë trofeve, duke ndryshuar shumë në lojën e Realit, që nuk po arrinte të gjente balancat të mesfushë. Zidan i besoi dhe Kasemiro ia shpërbleu disafish.

Në një intervistë për mediet spanjolle, mesfushori deklaron se qëllimi i tij në fushë është vjedhë topa dhe të zgjojë festën e tifozëve të bardhë. Braziliani pyetet edhe për Nejmar, të cilin do e donte të luanin bashkë në Madrid dhe deklaron se luajnë videolojëra bashkë. Ai nuk lë pa përmendur as Kilian Mbape.

“Unë flas me Nejmar pothuajse çdo ditë, ne luajmë video-game së bashku. Nejmar është një lojtar i shkëlqyer, unë doja që ai të bashkohej me Real Madrid. Nejmar dhe Mbape janë dy lojtarë të shkëlqyer. Janë lojtarë të ndryshëm. Mbape është si eksploziv, më i mirë në lojën një kundra një, ndërsa Nejmar, është më inteligjent dhe mund të luajë në çdo pozicion të fushës.

Të jesh një mesfushor difensiv? Për mua, qëllimi është të vjedh sa më shumë topa dhe të bëj ‘Bernabeun’ të festojë. Me Realin do të shijoja çdo moment në çdo pozicion që do luaja, megjithatë tani a qëllim t’i marr topin nga këmbët kundërshtarit. E shijoj këtë sepse ndihmoj shokët e ekipit”, përfundoi Kasemiro. /vipsport.al/