Karriera mes të kuqve e bardhebluve / Magani për “VipSport”: Tirana në rrugë të mbarë për titullin, Partizani duhet pasur frikë

Ka luajtur me Partizanin si futbollist, e madje duke spikatur pak dekada më parë, por ka drejtuar edhe Tiranën duke e marrë në një pozitë të vështirë dhe duke e mbajtur në Kategorinë Superiore në sezonin 2013-2014, atëherë kur Tirana ndoshta për herë të parë në histori dha lëkundjet se po i drejtohej rënies. Gugash Magani, ish-mbrojtësi i hekurt nga Peqini, që prej një dekade si trajner drejton skuadra të njohura në Shqipëri dhe Kosovë, nuk mund të mbetet jashtë derbit, të cilin e ka përjetuar, si lojtar, por edhe si trajnerë pak vite më parë…Madje, deri para këtij sezoni ishte trajneri që i kishte dhënë fitoren e fundit të Tiranës në derbin e “Qemal Stafës”, me golin e brazilianit Gilberto.

DERBI

“Derbi është një ndeshje specifike, për mua trajnerët bëjnë vetëm atë vendosje taktike, në fushë janë lojtarët ata që marrin frenat. Është ndeshje e veçantë dhe nuk ka favoritë, kudo ku të jenë skuadrat. Mbaj mend derbet, kur Tirana ka qenë në Superiore dhe Partizani në Kategorinë e Parë në Kupë. Doli barazim dhe për më tepër në fushë ekipet luajtën si të barabartë. Trajnerët nuk kanë të bëjnë fare, ndonëse Egbo ka rikthyer qetësinë te Tirana, ndërsa Partizani tashmë ka një trajner me eksperiencë.”

TRAJNERËT

Në rolin e trajneri tashmë, ku ka eksperienca me shumë skuadra të njohura, mes tyre Shkumbini, Besa, Tirana, Flamurtari e Teuta apo dhe Trepça ’89 në Kosovë, thotë se lojtarët bëhen “zotër” të këtyre ndeshjeve. “Të karikon vetë ndeshja, është vetë derbi i atillë. Sepse tërë javës, lojtarët, ambienti flet vetëm për atë ndeshje. Vetvetiu merr shumë vlera në të dyja kampet”.

SULMI

Të dyja ekipet kanë kualitete në vijën e parë, por Partizani ndryshe nga vjet po shfaqet më i plogësht në vijën e parë këtë sezon. Sipas Maganit, jo e tërë përgjegjësia te të kuqtë sidomos është e sulmit që skuadra ndodhet këtu: “Partizani po krijon raste dhe po shënon, por mendoj se ka ç’ekuilibër në tërësi. Ndoshta duhet që të ketë më shumë stabilitet”.

ATMOSFERA

Takimet derbi kudo ku janë luajtur, në “Selman Stërmasi” e Qemal Stafa” kryesisht, kanë pasur bukurinë e tyre, por duket se në “Air Albania” derbi duket më madhështor. Sipas trajnerit 54-vjeçar Gugash Magani, stadiumi i ri i jep më shumë entuziazëm kësaj sfide të veçantë: “Luhet në stadiumin më të mirë në vend dhe kjo ja rrit më shumë madhështinë derbit, siç u pa edhe në derbin e parë, duket një atmosferë e bukur dhe e zjarrtë. Ndonjëherë edhe ambienti i jep më shumë bukuri një sfide të tillë, që kudo të luhet merr përmasa të jashtëzakonshme, në fushë dhe shkallët e stadiumit”, e mbylli prononcimin e tij, trajneri i mirënjohur, Gugash Magani.

Erjon Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan