Karakaçi: Për 3 pikët në Burrel, ky Kastriot nuk gabon

Abaz Karakaçi, mesfushori dhe një nga lojtarët e dalluar të Kastriotit në prononcimin që ka dhënë para ndeshjes me Burrelin ka pohuar: “Në Burrel ne do të shkojmë vetëm për 3 pikët e radhës. Na duhen këto pikë për të siguruar vendin e parë me sa më shumë diferencë pikësh nga rivalët. Kam besim se do të japim më të mirën dhe do të kthehemi me fitore”, – tha Karakaçi.

Besëlidhja

Lezhjanët fituan në fundjavën e shkuar, ndërsa krutanët thonë se diferenca do të vijojë që të jetë e konsiderueshme me rivalët e tyre. Këtë mendim ka edhe Karakaçi, një ish-i lezhjanëve dhe me shumë eksperiencë në Kategorinë e Parë. “Për ne do të thotë shumë një dështim në ndeshjen e nesërme me matjanët në transfertë. Por unë kam besim se do të vijojmë ecurinë pozitive, kështu si grup solid që jemi do të marrim 3 [ikët, për të ruajtur pozitat dhe diferencën me pikë”, – tha Abaz Karakaçi, një nga lojtarët e spikatur të Kastriotit.

Kontigjenti

Me Lukman Husein dhe Henri Okebuku, skuadra krutane është bërë edhe më e fortë, e tashmë ka jo vetëm një formacion solid, por edhe një stol me cilësi dhe konkurrenca në ekip është e madhe për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit dhe për të realizuar synimin madhor që është rikthimi në elitë.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan