Kapiteni Bonuçi nuk mban më: Duhet të zgjohemi, ndjehej në ajër që diçka nuk shkonte

Leonardo Bonuçi ka qenë i pari nga juventinët që ka bërë autokritikë për humbjen e pësuar në Lion ndaj Olimpik vendas. Menjëherë pas sfidës, ai pranoi se ekipi kishte gabuar dhe nuk kishte hyrë në fushë me mentalitetin e duhur në këtë sfidë të Ligës së Kampioneve.

“Kemi gabuar pjesën e parë ku ishim të dytët në gjithçka. Në disa ndeshje e paguan shtrenjtë gabimin më të vogël. Në të dytën ata nuk gjuajtën asnjëherë në portë, pasi u pa Juventusi i vërtetë. Na goditën kur ishim me 10 futbollistë dhe ishte një moment ku ata u treguan të aftë që të na dëmtonin. Tani me mendjen te ndeshja e të dielës dhe pastaj në ndeshjen e kthimit duhet medoemos të kalojmë turin.

Sot ishim shumë të zgjeruar, të shpërqendruar, shumë të largët me reparte dhe pak agresivë. Agresivitetin ta jep mendja. Duhet të zgjohemi.

Debati me Matuidi në nxemje? I thashë që skuadrën e bën ai që është jashtë. Të gjithë duhet të jemi gati pasi mund të ndodhë gjithçka. Por ndjehej në ajër që diçka nuk ishte ndezur as mes titullarëve. Duhet të krijojmë frymë skuadre edhe në këto gjëra të vogla që bëjnë diferencën”, ishin fjalët e tij pas sfidës ku ai zbriti në fushë me shiritin e kapitenit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan