Kamberi është gati për ndeshjen e parë si titullar, e konfirmon Xherrard: E meriton për çfarë ka treguar

Florian Kamberi ia ka dalë të fitojë ambientin e Rejnxhërs falë paraqitjeve në fushë. Futbollisti i Kombëtares në këtë fundjavë gjeti golin e parë me ekipin e ri, ndërsa dhuroi edhe një asist. Superlativat për sulmuesin nuk kanë munguar as nga ana e trajnerit Stiven Xherrard, i cili në më shumë se një rast ka folur me elozhe për 23-vjeçarin.

Megjithatë, tashmë ka ardhur koha që Kamberi të provojë edhe ndjesinë e fanellës së titullarit me Rejnxhërs. Xherrard së fundmi ka pranuar se sulmuesi pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Bragës, pasi sipas tij me atë çfarë ka treguar, e meriton besimin. “Është e rëndësishme të theksoj se Kamberi e meriton të startojë nga minuta e parë për çfarë ka sjellë e kontribuar në skuadër.

Kemi dëgjuar shumë për karakterin e Florianit para se të vinte, por ajo që mund të them është se ai është një profesionist i vërtetë në formë të mrekullueshme. Ai ka pyetur shumë për anën taktike dhe duket si një student perfekt i futbollit. Dëshiron të mësojë dhe e shijon shumë faktin që është këtu”, u shpreh Xherrard. Kamberi u transferua në merkaton e janarit te skuadra e Rejnxhërs nga Hibernian dhe ia ka dalë të tregojë menjëherë vlerat e tij. /Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan