Kalendari / Java 23 nis me supersfidën në “Air Albania”, të tjerat të gjitha në një ditë

Java e 23 e Kategorisë Superiore do të shërbejë për të zgjidhur ndoshta disa dilema sa i përket forcës së ekipeve që luftojnë për objektiva të ndryshëm, sidomos sa i përket atyre skuadrave që rivalizojnë për titullin.  

Sfida kryesore padyshim është ajo mes dy skuadrave të kreut, Kukësit dhe Tiranës, e cila është planifikuar që të luhet të premten në “Air Albania”, duke hapur këtë javë, takimi është në orën 18:00 dhe do të përcaktojë se kush do të jetë kryesuese pas kësaj jave e do të bëhet ekipi për t;u mundur në vijimësinë e sezonit.

Të gjitha ndeshjet e tjera do të luhen më pas të shtunën, të ndara në dy orare të ndryshme. Në orën 14:00 zbret në fushë në Shkodër Vllaznia përballë Luftëtarit, ndërsa në Vlorë luhet dueli mes Flamurtarit dhe Laçit.

Ndërkaq, në orën 17:00 zhvillohen dy sfidat e tjera, ajo në Korçë mes Skënderbeut dhe Teutës, si dhe ajo në Tiranë mes Partizanit e Bylisit, të gjitha sfida që do të jenë gjithashtu përcaktuese për rrugën drerjt titullit apo atë për një vend në Europë. /vipsport.al/

E premte, 21.02.2020
Kukësi-Tirana 18:00

E shtunë, 22.02.2020
Vllaznia-Luftëtari 14:00
Flamurtari-Laçi 14:00
Skënderbeu-Teuta 17:00
Partizani-Bylis 17:00

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan