Juventus kërkon të përfitojë nga situata e Sitit, pas Guardiolës hedh sytë nga sulmuesi

Juventus kërkon të përfitojë nga gjendja aktuale në klubin e Mançester Sitit. Këta të fundit para pak ditëve u njoftuan me vendimin e UEFA-s, e cila i bllokon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme, për arsye të mosrespektimit të fair play financiar.

Kështu, yjet e skuadrës janë me valixhe në duar, teksa shumë klube kanë bërë gati ofensivën për t’i transferuar. Një nga më të interesuarat është pikërisht Juventusi. Bardhezinjtë synojnë të bindin trajnerin Pep Guardiola, me spanjollin që ka qenë një objektiv për stolin e torinezëve edhe në sezonin e kaluar. Ndërkohë, në listën e Zonjës së Vjetër është sulmuesi Gabriel Zhezus.

Me Higuain që në sezonin e ardhshëm nuk konsiderohet pjesë e projektit, drejtuesit kërkojnë të sigurojnë shërbimet e një lojtari që në zonën e rreptësisë garanton gola. Por, Zhezus plotëson edhe kërkesat për të rinovuar disi repartin e sulmit duke qenë se është 22-vjeç, megjithatë ka një eksperiencë të madh falë paraqitjeve me Sitin. Klubi anglez e vlerëson brazilianin 60 deri në 80 milionë euro, ndërsa mbetet për t’u parë gatishmëria e Juventus për të shpenzuar këtë shumë.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan