sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Jonuz: Kupa shans i mirë për Europën, të përqendrohemi te Teuta

Vllaznia mori kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë teksa mposhti me rezultatin 0-2, Flamurtarin në Vlorë. Në deklaratën pas ndeshjes, trajneri i shkodranëve e cilësoi si një ndeshje të vështirë atë ndaj kuqezinjve, ndërsa thekson se Kupa është një shans i mirë për të prekur Europën. Ndërkohë, tekniku i bën thirrje skuadrës për përqendrim në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Teutës.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi sfida e parë u mbyll 2-2. Ndeshja e dytë luhej jashtë dhe ishte shumë e vështirë për ta hapur rezultatin. Për mua, pjesa e parë ishte më mirë. Kishim dy-tri aksione të mira dhe pastaj morëm një penallti. Patëm shansin që të shënonim edhe golin e dytë pa u mbyllur ende pjesa e parë. Megjithatë, e gjetëm në pjesën e dytë dhe aty ndeshja mbaroi. Nuk i kam futur të gjithë lojtarët që të luajnë, pasi kemi ndeshjen e radhës me Teutën. Por, pas 60 minutash unë ndryshova disa lojtarë dhe pasi loja shkoi 2-0, ishim të qetë.

Çfarë të them për Flamurtarin? Flamurtari ka akoma lojtarë të rinj. 30 minutat e para kanë bërë më shumë pasime, por pas penalltisë, ne e kontrolluam lojën. Për mua ky është një kualifikim shumë i rëndësishëm, pasi sfidën e radhës në kampionat e kemi sërish jashtë me Teutën. Është një shans i mirë për Vllazninë të shkojmë në Europë përmes Kupës. Tani harrojmë çdo gjë, do të punojmë dhe të jemi të përqendruar në ndeshjen me Teutën”, u shpreh Jonuz. /VipSport.al/