sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Jonuz: Kam gjashtë muaj në Shqipëri dhe i njoh trajnerët e lojtarët, Sherri nuk luan nesër

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz ka dalë në konferencë në shtyp ditën e sotme për të folur për ndeshjen ndaj Teutës në kampionat. Tekniku i kuqebluve thekson se do të dalin me rezultat pozitiv nga Durrësi dhe se tashmë është në Shqipëri prej gjashtë muajsh e i njeh të gjithë trajnerët e lojtarët. Sakaq, Jonuz zbulon edhe se nesër portieri Sherri do jetë në stol.

“Vllaznia është gati, të gjithë lojtarët janë “ok” për këtë ndeshje, përveç Shtubinës, që vuan pezullimin për arsye kartonësh. Ne kemi luajtur dy herë me Teutën dhe kemi marrë dy barazime. E shikoj sërish Teutën si një skuadër të mirë. Ka dy-tre lojtarë shumë të mirë. Është shumë e rëndësishme që lojtarët e mi t’i mbulojnë mirë këta të tre nesër. Është një moment shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat. Pas ndeshjes me Teutën do të luajmë dy herë brenda fushës sonë. Na duhet të marrim pikë edhe jashtë”.

Humbja me Tiranën? “Pavarësisht se humbën ndaj Tiranës, për mua ishte si një barazim. Tani është shumë e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshjet në vazhdim dhe të marrim pikë jashtë. Ishte një duel shumë i vështirë me Flamurtarin, por në fund rezultati qe i mirë. Raundin e ardhshëm do të luajmë kundër Teutës në Kupën e Shqipërisë. Është një rast shumë i mirë për Vllazninë, që të shkojë në gjysmëfinale. Teuta është katër pikë larg nesh, por duhet të bëjmë maksimumin për t’i marrë pikë në fushën e saj. Kemi analizuar kundërshtarin dhe kemi konstatuar se Teuta ka disa probleme. Do të dalim me rezultat pozitiv nga Durrësi”.

Një trajner shkodran te Teuta? “Për mua nuk ka asnjë problem. Në fushë do të luajnë futbollistët e jo trajnerët. Përpara është puna e trajnerit, pastaj në fushë janë ata që japin çdo gjë. Kam 6 muaj në Shqipëri dhe tashmë i njoh të gjithë trajnerët e të gjithë lojtarët e kampionatit. Malota? Ka bërë stërvitje në dy ditët e fundit dhe është gati për nesër. I ka kaluar problemet”.

Sherri e nis nga stoli… “Kam 25 lojtarë dhe të gjithë janë njësoj për mua. Nëse Sherri vazhdon të paraqitet mirë, nuk kam asnjë problem me të. Për mua është shumë i rëndësishëm rezultati i Vllaznisë, jo individët. Sherri nuk do të luajë nesër, në portë do të jetë Laço. A e ka pranuar ai këtë vendim? Nuk jam në mendjen e lojtarëve. Ky është një vendim profesionist dhe ai duhet të sillet si profesionist. Për mua janë të gjithë lojtarët njësoj. Luajnë apo jo, janë të gjithë të rëndësishëm. Mbi të gjithë vlen rezultati i Vllaznisë”, tha Jonuz. /VipSport.al/