Jo vetëm dy titullarët e mbrojtjes, Dajën e shqetëson edhe lojtari i huaj

Skënderbeu shkon në Shkodër pa dy titullarë që luajnë në mbrojtje dhe bëhet fjalë për titullarët, Artim Pollozhani si dhe Eni Imami që kanë mbajtur peshën kryesore në prapavijë në javët e fundit.

Natyrisht që me rikthimin e Bajram Jashanicës, apo dhe me spostimin prapa të Ditës, situata rregullohet në mbrojtje. Por, Ilir Dajën e shqetëson Zhean Ndeki…

Ky i fundit i mungon ekipit në fushë prej 4 ndeshjesh (3 kampionat dhe 1 Kupë) dhe shkak është bërë ai dëmtim që ka pësuar në rrëzë të kofshëve. Për të fundit herë ka luajtur me Laçin më 3 shkurt, ndërsa me Bylisin qëndroi vetëm në stol në sfidën pasardhëse të 8 shkurtit.

Ai ka afro dy javë që është larguar drejt Francës për të zhvilluar terapi riaftësuese dhe duhet të kthehej para pesë ditëve në Korçë, por nuk ka ndodhur kështu. 23-vjeçari ka njoftuar drejtuesit e klubit se ndien ende shqetësime, ndaj ka kërkuar që ta shtyjë kthimin për në Shqipëri.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan