sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Jashtë grupit prej gripit, sulmuesi i Kukësit rikthehet në stërvitje

Në stërvitjen e sotme të Kukësit ka pasur një lajm pozitiv teksa trajneri Shpëtim Duro ka pasur të gatshëm edhe sulmuesin Godberg Kuper. Futbollisti i afruar në merkaton e janarit nuk iu ka shpëtuar problemeve me gripin dhe nuk ka mundur të ishte në dispozicion.

Megjithatë virozat e stinës janë lënë pas dhe Kuper është një “armë” më shumë për verilindorët në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Teutës në Durrës. Një sfidë në të cilën do kërkojnë medoemos triumfin duke qenë se pas humbjes së fundit në kampionat ndaj Tiranës, kanë zbritur në vend të dytë dhe një tjetër hap fals mund t’i shkaktojë dëme për objektivin sezonal.

Ndërkaq, për ndeshjen ndaj durrsakëve, te Kukësi nuk mund të mbështeten te shërbimet e Olsi Teqjes për arsye se mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në takimin ndaj bardhebluve. /Egi Cabeli-VipSport.al/