Italia është gati të ndryshojë VAR, gati propozimi për “vëzhgimin me kërkesë”

Kur një gjyqtar duhet të shkojë të kontrollojë pamjet e VAR dhe kur jo? Kjo është pyetja që bëjnë ndeshje pas ndeshje trajnerët e Serisë A, të cilët insistojnë se kryesorët po u shmangen përgjegjësive duke mos vëzhguar pamjet në monitor që do të kthenin apo konfirmonin vendime të caktuara. Ndaj që tani përtej Adriatikut po mendojnë që të ndryshojnë rregulloret dhe të ndërthurin edhe atë që cilësohet si “vëzhgimi me kërkesë”.

Në disa sporte, pamjet filmike mund të rishqyrtohen me kërkesë të stafit teknik të një skuadre dhe në futboll shpeshherë është menduar një opsion i tillë, i kufizuar në numër sigurisht. Por Federata Italiane (FIGC) fillimisht shpreson që t’i zgjidhë gjërat duke urdhëruar gjyqtarët të shkojnë sa më shpesh te monitori për ngjarjet e diskutueshme.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka folur me drejtuesit e lartë të sektorit të arbitrimit duke i bërë kërkesën e tij. “Nuk duhet të ushqejmë polemika që njollosin imazhin e kampionatit tonë që po hyn në fazën thelbësore të tij. Duhet intensifikuar kontrolli në fushë i VAR, në rastet e diskutueshme që përfshihen në protokollet ndërkombëtare”, ishte udhëzimi i tij për gjyqtarët italianë, të cilët janë bërë objekt polemikash në javët e fundit. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan