Ish-trajneri i Kosovës lëshon alarmin: Në Superligën kosovare përdoret doping

Një deklaratë e rëndë vjen nga Kosova, ku ish-trajneri i përfaqësueses së këtij vendi, Albert Bunjaku, ka deklaruar se futbollistët në Superligën kosovare përdorin doping. Bunjaku, tashmë në rolin  e drejtorit teknik të klubit të Feronikelit, ka insistuar se një fenomen i tillë ka qenë edhe më parë e duheshin marrë masa që t’i vinte fundi.

“Duhet të kemi programe për doping. Dopingu është problem shumë i madh në Kosovë. Ne mundemi me e mbyll këtë temë dhe mundemi të mos e diskutojmë, mirëpo dopingu ekziston në futbollin e Kosovës, mjerisht. Ekziston ky problem, ka ekzistuar edhe më herët dhe ekziston edhe tani. Mirë është të bisedohet me lojtarë, ta kemi edhe qendrën e dopingut”, tha Bunjaku për “T7”.

Fjalë të rënda të cilat hedhin dyshime të mëdha mbi rregullsinë e garës në Kosovë ku kontrollet antidoping mungojnë edhe për faktin se nuk është anëtarësuar ende në Agjencinë Ndërkombëtare Antidoping, WADA, e si rrjedhojë nuk ekziston as edukimi i duhur mbi ato që janë substancat e lejuara e të palejuara për futbollistët. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan