Ish-sulmuesi i Shpresave bëhet me ekip të ri, firmos në Maqedoninë e Veriut

Ish-sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë dhe Shkëndijes së Tetovës, Shefit Shefiti është bërë pjesë e Renovës. 21-vjeçari pasi shkëputi lidhjet me tetovarët në dhjetor, ka vendosur të qëndrojë sërish në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë merkatos, emri i Shefitit është lidhur edhe me klube të Kategorisë Superiore, por pa arritur në konkretizim. Ndërkaq, sulmuesi numëron gjashtë paraqitje me Shpresat e Alban Bushit, ndërsa ia ka dalë të realizojë edhe dy gola.

Kjo do jetë hera e parë që Shefiti do angazhohet në një tjetër klub që nuk është Shkëndija, pasi ka qenë gjithnjë pjesë e kuqezinjve. Aktualisht, klubi i Renovës pozicionohet në vendin e parafundit të klasifikimit, teksa shpreson që edhe falë cilësive të Shefitit t’ia dalë të mbijetojë. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan