Ish-sulmuesi Dosti: 7 ndeshje vendimtare për titullin e Partizanit, ka potencialin për t’ia dalë

Loja që ka shfaqur Partizani në ndeshjen ndaj Laçit duket se ka kthyer përsëri optimizmin te tifozët e skuadrës, apo edhe te ata të cilët kishin vënë në dyshim mundësitë që kishte kjo skuadër për të luftuar në këtë sezon për titullin kampion. Ish-sulmuesi Edmond Dosti, i cili kishte qenë mes kritikëve në javët e kaluara për paraqitjet e të kuqve, duket se ka ndërruar mendje dhe sipas tij ishin 7 ndeshje që do të përcaktonin ecurinë në luftën drejt titullit kampion për skuadrën e drejtuar nga Adolfo Sormani.

Në postimin e tij në Facebook, Dosti insistoi se skuadra kishte potencialin për t’ia dalë në këtë rrugëtim që këtë sezon duket shumë më i komplikuar.

“Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të gjithë bashkë, ne luajmë kundër Bylisit, Tiranës, Teutës, Vllaznisë, Skënderbeut dhe Kukësit, janë 7 ndeshje deçizive për ecurinë tonë drejt fitimit të Kampionatit dhe besoj fort që Partizani e ka ekipin dhe potencialin që mund t’i fitojë të 7 ndeshjet dhe pse do jenë ndeshje të vështira. Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për suksesin, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar 7 ndeshjet e ardhshme dhe besoj shumë te 7 fitore. Ne (ish-pjesëtarë te klubit dhe tifozët) do të mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rritim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund t’i mposhtim kundërshtarët, sepse ne jemi Kampionët, ne jemi një Familje e madhe me emrin Partizani. Suksese dhe me 7 fitore”, ishte postimi i Dostit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan