Ish-kapiteni Hallaçi: Goli në sekondat e fundit nuk i falet Kukësit

Ish-kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, ka analizuar paraqitjen e verilindorëve përballë Bylisit, duke e cilësuar të pafalshëm gabimin që bënë në sekondat e fundit të sfidës së sotme. Ai theksoi në “Sport News Plus” se ekipi kishte qenë i zbehtë në lojën një kundër një.

“Ishin sekondat e fundit dhe normalisht nuk i lejohet skuadrës së Kukësit se është pretendente prej disa vitesh për titullin kampion. Të vjen keq, por në futboll gjithçka ndodh. Bylisi krijoi mundësi por në fund erdhi goli ndoshta kur nuk e prisnin.

Skuadra e Bylisit nuk është hera e parë që bën rezultat e luan futboll, kanë një ekip të mirë. Kukësi u zbeh pak në lojën një kundër një, nuk e preferoi shumë lojën e fortë edhe pse duhet thënë se gjithçka ishte fair-play. Kishte mundësi në kundërsulm për të mbyllur ndeshjen, por kjo ishte historia e kësaj sfide”, tha Hallaçi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan