sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ish-futbollisti i Kombëtares merr një detyrë të re, emërohet asistent tek klubi qipriot

Ish-futbollisti i Kombëtares, Bledar Kola është emëruar ditën e sotme si asistent tek klubi i APOEL Nikosias në Qipro. Klubi qipriot ka prezantuar trajnerin e ri të ekipit, Marin Ouzunidhis, i cili në stafin e tij teknik ka ftuar edhe shqiptarin.

Me të njëjtin trajner 47-vjeçari ka bashkëpunuar edhe më parë kur ishin pjesë e AEK-ut. Kështu, Kola do nisë aventurën e re ndërsa tashmë është pjesë e klubit më të madh qipriot.

Gjatë ditës së sotme ekipi i APOEL do kryejë edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e stafit të ri teknik, ndërsa trajneri i ri me Kolën si asistent, do debutojnë në ndeshjen e së shtunës kundër Apollon. Gjatë kohës së tij si trajner, Kola ka drejtuar edhe klubet e Apollon Smirni dhe Panargiakos. /Egi Çabeli-VipSport.al/